Slot i qetë: Një klub si Liverpool i mban gjithmonë sytë hapur, por jemi të dubluar në çdo pozicion

7 Gusht 2024
10:15
Telesport
back button

Për momentin, te “reds” mbizotëron një ndjenjë palëvizshmërie. Tregu i kësaj vere i Liverpool është afër zeros: Nuk ka fytyra apo nënshkrime të reja që kur Arne Slot mori frenat e ekipit pas largimit të Jurgen Klopp. Një situatë që trondit paksa botën e futbollit dhe rivalët e Premier League, por jo ish-trajnerin holandez të Feyenoord.

Siç e kam thënë, për ne bëhet e vështirë të afrojmë lojtarë të rinj, nënshkrime të reja, sepse ne aktualisht kemi shumë lojtarë të mirë. Një klub si Liverpool i mban gjithmonë sytë hapur për të parë se çfarë është në dispozicion. Stafi ynë po punon shumë”, garantoi trajneri 45-vjeçar.

Më tej, ai shtoi: “Synojmë lojtarë që mund të forcojnë më tej ekipin. Këtë po përpiqemi të bëjmë, nuk bëhet fjalë për një pozicion të veçantë. Mendoj se klubet e tjera kanë më shumë lojtarë të rinj se ne, por varet se kë numëroni”.

Shumica e pozicioneve janë të dubluara dhe kjo është krejtësisht normale dhe nëse shikoni klubet e tjera shihni më shumë se dy lojtarë në çdo pozicion. Mendoj se për mua është një shumë normale prania e lojtarëve, veçanërisht nëse luajmë të gjitha këto ndeshje”, tha Slot.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit