Liverpool arriti një barazim të vështirë ndaj Fulham në kampionat, ndeshje kjo ku “reds” luajtën me një lojhtar më pak për më shjumë se një orë. Gjithsesi, fakti që kryesuesit e kampionatit arritën dy herë të barazpeshojnë rezultatin tregon karakter, fakt që e vlerëson edhe trajneri Arne Slot.
“Jam shumë i lumtur për paraqitjen në atë ndeshje, nuk mund të kisha kërkuar më shumë nga lojtarët. Sigurisht rezultati nuk është ai që synonim, pasi lamë pikë të rëndësishme në shtëpi ndaj Fulham. Por duke parë rrethanat, mendoj se edhe ky është një rezultat i mirë”, u shpreh Slot.
“Karakteri që tregoi ekipi, kjo është ajo që më pëlqeu më shumë. Ne morën disa goditje në këtë sfidë: Kartoni i kuq, ishim dy herë në disavantazh, por gjithnjë vraponim për të shënuar dhe reaguam”, u shpreh trajneri holandez, që shfajëson edhe Robertson për kartonin e kuq.
“Asgjë për ta fajësuar lojtarin. Mendoja se nuk do të dilte nga fusha me kartonin e kuq, por kjo është pjesë e lojës. Ajo që më pëlqeu ishte dëshira e skuadrës për të reaguar dhe për të mos u dorëzuar e tërhequr. Kjo na jep shumë shpresë për ndeshjet e ardhshme”, deklaroi Arne Slot.