Slot nervozohet me mediat pas barazimit: “Kur erdha në Premier ndryshe kishit thënë, kurse tani…”

28 Tetor 2024
1:09
Telesport
back button

Liverpool humbi pikë për herë të dytë në Premier League këtë sezon të dielën, duke i dhënë fund një serie prej tetë fitoresh radhazi në të gjitha kompeticionet.

Por nga nëntë ndeshjet e tyre në ligë, vetëm katër jane luajtur kundër kundërshtarëve te pjeses se larte te tabeles: Brentford, Nottingham Forest, Chelsea dhe tani Arsenali.

Slot hodhi poshtë pretendimet se Liverpool ka pasur një fillim të lehtë, veçanërisht duke pasur parasysh cilësinë e skuadrave lart e poshtë ligës angleze.

“Ajo që më befason mua është se njerëzit thonë se kemi pasur një fillim të lehtë, sepse të gjithë ata që kanë punuar në Premier League ose janë ende duke punuar këtu më kanë thënë para se të vija këtu se nuk ka ndeshje të lehta në Premier League”, tha Slot. Sky Sports.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit