Slot: Nuk bëj shumë ndryshime por kjo është një Ligë tjetër, sulmojmë dhe mbrojmë me 11 lojtarë

13 Shtator 2024
11:05
Telesport
back button

Tri fitore në tri ndeshjet e para në Premier League këtë sezon i kanë dhënë startin e përkryer ekipit të Liverpool. Gjithsesi, tani nis një periudhë e vështirë për skuadrën e “reds” dhe trajneri Arne Slot, që duhet të menaxhojë numrin e madh të ndeshjeve.

Periudhë e ngjeshur, por lojtarët e Liverpoolit kanë për të provuar fizikisht aftësitë e tyre në këtë moment të ngarkuar. Unë nuk para bëj shumë ndryshime. Kjo është diçka që unë vendos para çdo ndeshje. Ish-skuadrat e mia kanë luajtur pothuajse çdo ndeshje me të njëjtët lojtarë, por kjo është një ligë tjetër”, tha Slot.

Varet edhe nga ajo që ata tregojnë për sa i përket fizikut. Në tre ndeshjet e para ne ishim vërtet të fortë, por luajtëm vetëm një ndeshje çdo shtatë ditë. Tani lojtarët kanë për të provuar forcën e tyre. Unë supozoj se të gjithë duan të luajnë çdo lojë, kështu që duhet të shfaqen me cilësi dhe veçanërisht me ritmin e punës”, tha holandezi.

Më tej, Slot shtoi: “Ne kemi më shumë se 11 lojtarë shumë të mirë, kështu që unë mund të përdor më shumë. Ndonjëherë, edhe kundërshtari e bën më të vështirë edhe për ty zgjedhjen”.

Ne e shikojmë veten shumë, por duhet ta lidhni edhe me ekipin me të cilin përballemi. Sfida e radhës ndaj Nottingham Forest, që nuk ka humbur ende këtë sezon, është e vështirë dhe interesante për t’u parë”, u shpreh Slot.

Duke folur për faktyin se “reds” ende nuk kanë pësuar gol, ai tha: “Nuk është mbrojtja ajo që e mban portën e pastër, janë 11 lojtarët. Ne përpiqemi t’i bindim vazhdimisht. Në një botë ideale, ne nuk kemi nevojë për Alisson, por na duhej disa herë kundër United, Brentford dhe Ipswich. Është një paraqitje ekipore që ne nuk e pranojmë dhe kjo do të thotë të punojmë pa top”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit