Liverpool arriti një fitore të vështirë 2-1 në fushën e Southampton, duke avancuar në gjysmëfinalet e Carabao Cup. Nunes dhe Elliot realizuan dy golat që i dhanë suksesin skuadrës së “reds”, që synon të mbrojë trofeun fituar vjet.
I vetëdijshëm për këtë gjë është trajnerin Arne Slot, që tha: “Ne duhet ta mbrojmë trofeun sepse klubi e fitoi atë sezonin e kaluar. Unë nuk isha i përfshirë, por lojtarët ishin të përfshirë. Duhet ta bëjmë këtë gjë edhe për Jurgen”.
“Ne duam të konkurrojmë në çdo Ligë që garojmë, dhe kjo është një prej tyre. Kështu që, ne jemi të lumtur që arritëm në gjysmëfinale. Edhe pse jemi të vetëdijshëm për rivalët e fortë që kemi përpara në këtë turne”, shtoi Slot.
Trajneri holandez e ndoqi ndeshjen nga tribuna pasi ishte i skualifikuar: “Kisha një pamje shumë të mirë, por është e vështirë ku dëshiron të flasësh me lojtarët. Bisedoja me stafin, por e rëndësishme është që ia dolëm mbanë”.