Smalling flet për ndryshimin radikal, bind edhe Lukaku-n

30 Shtator 2019
18:31
Denis Hakanaj
back button

Chris Smalling, dieta vegane dhe një ish-shok skuadre që është i gatshëm ta ndjekë në këtë kthesë të rëndësishme. Në një dokumentar të BBC për rritjen e veganizmit mes futbollistëve, mbrojtësi i Roma-s ka thënë:

“Edhe Lukaku më ka bërë pyetje në lidhje me dietën  time vegane. I kam dërguar shumë nga recetat që bëjmë në shtëpi. Shokët e skuadrave bëjnë pyetje. Nuk mungojnë batutat, është normale, por duan të dëgjojnë atë që kam për të thënë”, ka thënë Smalling.

“Pse jam bërë vegan? Gjëja që më ka shtyrë më shumë është mirëqënia e kafshëve. Në fillim e kam nisur duke menduar për shëndetin tim, sepse më ndihmonte ta merrja veten më mirë pas ndeshjeve. Më pas kam parë disa dokumentarë, kam lexuar disa libra dhe kam zbuluar gjëra që ishte e vështirë t’i injoroja”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit