“Në tetë vjet ne nuk kemi përjetuar kurrë një situatë si kjo”.
Është kjo deklarata e dhënë sot nga trajneri i Manchester City, Pep Guardiola. Skuadra kampione e Anglisë nuk ka kohë për pushim, pasi nesër do të luajë në Champions League ndaj Feyenoord.
Kampionët e Anglisë regjistruan humbjen e pestë radhazi, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. “Tani duhet ta jetojmë këtë krizë, duhet ta kapërcejmë duke fituar ndeshjet e ardhshme, veçanërisht atë të radhës”, tha trajneri spanjoll.
“Ne do të kthehemi protagonistë. Do ta bëjmë, ju garantoj, pasi kam besim tek skuadra ime“, tha Guardiola pas kolapsit të fundit. City u mund 4-0 në fushën e tij nga Tottenham.
“Duhet të vëmë bast mbi krenarinë dhe, nëse cikli përfundon me të vërtetë, kënaqësia e arritjes së një suksesi të jashtëzakonshëm në gati një dekadë, që tashmë ka hyrë në historinë e klubit dhe futbollit, do të mbetet. Nga ana tjetër, asgjë nuk zgjat përgjithmonë”, tha Guardiola.