“S’më pëlqen të shikoj ndeshje”, ylli i Arsenal-it: Nuk flas për futboll në shtëpi

19 Tetor 2024
15:14
Denis Hakanaj
back button

Benjamin White nuk është një fans i futbollit, ose më saktë nuk është nga ata lojtarë që i pëlqen të marrë punën e tij në shtëpi.

Në një intervistë me ish-portierin Ben Foster për Amazon Prime Video Sport, ai u pyet se çfarë mendonte për sportin që luan:

“Unë nuk e urrej, padyshim jo, por nuk e shikoj. Ka pasur gjëra që kam thënë në të kaluarën që kanë bërë bujë. Nuk mendoj se fakti që nuk më pëlqen të shikoj ndeshje është një problem i madhe”, ka thënë ai.

– Çfarë konsideroni të detyrueshme për profesionin tuaj?

“Duhet të stërvitem, të shikoj video, t’i kushtoj vëmendje çdo ditë futbollit, por në shtëpi dua t’i harroj të gjitha këto. Nuk dua të flas për futbollin kur kthehem në shtëpi, prindërit e mi nuk më flasin për këtë. Megjithatë, mund t’ju them praktikisht gjithçka për kundërshtarët me të cilët përballemi, sepse duhet të përgatitem për fundjavën”.

– Një sulmues që e njeh shumë mirë është Bukayo Saka.

“Sasia e ndërhyrjeve mbrojtëse që ai bën për mua është e çmendur. Ai nuk më lë kurrë vetëm për vetëm me një kundërshtar”.

– Si është të luash me Gabriel dhe Saliba? Duket se janë shumë në harmoni.

“Nuk jam i sigurt nëse kam parë dy lojtarë më të mirë së bashku”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit