Sneijder kritikon yllin e Barcelona-s: “Nuk ka pasur vazhdimësi në vitet e fundit”

8 Qershor 2024
16:00
Denis Hakanaj
back button

Ish-futbollisti holandez Wesley Sneijder ka vënë në shënjestër mesfushorin e Barcelonas, Frenkie de Jong.

Sneijder këmbëngul se De Jong nuk ka arritur të gjejë qëndrueshmërinë që kishte me Ajax.

Ai tha: “Frenkie nuk ka qenë mjaft konsistent vitet e fundit.

“Ai pati një sezon fantastik te Ajax, i cili i dhuroi atij një transferim të rëndësishëm te Barcelona. Nëse shikoni sezonet e fundit, ai është dëmtuar shumë”.

De Jong po hyn në vitin e tij të katërt me Blaugranat.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit