Sneijder: Nga Real Madridi më flakën si ‘leckë’, me Mourinho ishte si dashuri me shkim të parë

7 Gusht 2024
7:30
Alfred Lleshi
back button

Wesley Sneijder ka një rrëfim mjaft interesant lidhur me kalimin nga Real Madridi tek Interi, “dashurinë me shikim të parë” që pati me Mourinhon dhe fitimin e Ligës së Kampionëve: “Momenti më i vështirë i karrierës sime ishte kur duhej të largohesha nga Real Madridi. U ndjeva plotësisht i poshtëruar. Shkova në terrenin stërvitor dhe kur mbërrita atje, dollapi im ishte bosh. Të gjitha gjërat e mia ishin hedhur mënjanë.

Kërkova të flisja me presidentin, por ai mezi më rezervoi pak minuta kohë. Ai thjesht tha se nuk isha më pjesë e planeve të tyre, se ata donin të fitonin Ligën e Kampionëve.

Para se të largohesha nga zyra e tij, i thashë: President, kudo që të shkoj, do të luaj për të fituar. Dy ditë më vonë mora një telefonatë nga Mourinho. Unë mendoj se e mori numrin tim të telefonit nga Chivu. Nuk ishim takuar më parë, por ai tha: Wesley, e di që gjërat janë të vështira për ty në Madrid. Ejani tek Interi dhe së bashku do të fitojmë gjithçka.

Me Mourinhon ishte si dashuri me shikim të parë. Ai më bëri të ndihem sikur isha një nga lojtarët kyç në ekipin e tij, më premtoi se do ta fitonim Ligën e Kampionëve. Ndoshta ua tha të gjithëve këtë, por më besoni, një vit me të duket si 10 vite me këdo tjetër.

Dhe si përfundoi e gjitha? Ju e dini… Unë fitova Ligën e Kampionëve në stadiumin e Real Madridit. E vendosa trofeun para dollapit tim dhe thashë: Gjithmonë i mbaj premtimet e mia. Ishte momenti më i madh i karrierës sime”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit