Solskjaer bën të fortin dhe i tregon vendin rebelëve

16 Korrik 2019
18:50
Telesport
back button

Merkato e verës po trondit disi trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, që ende nuk është i sigurtë nëse do të ketë në dispozicion sezonin e ardhshëm dy lojtarë: Mesfushorin francez Paul Pogba dhe sulmuesin belg Romelu Lukaku.

Të dy janë të dënuar të largohen nga Manchester United edhe pse ende nuk ka një marrëveshje në lidhje me skuadrat e tyre të reja. Për këtë arsye, trajneri norvegjez u ka bërë me dije dy lojtarëve se çfarëdo që të ndodhë, ai ka idetë e tij.

Pasi të nisë kampionati, të gjithë ata lojtarë që do të jenë këtu do t’u binden urdhërave të mia. Nëse duan të luajnë në fushë duhet të respektojnë këtë fanellë”, tha Solskjaer.

Do të kem një ekip të fortë dhe në fushë do të luajnë vetëm ata që janë të motivuar. Kush dëshiron të largohet le të iki tani. Ka shumë spekulime mediatike për lojtarët tanë, por kur sezoni i ri të nisë ne do të kemi gati”, tha Solskjaer.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit