Solskjaer: Nëse qëndron, United i ri do të jetë i ndërtuar enkas për të

17 Korrik 2019
9:24
Telesport
back button

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka bërë me dije sot se ai shpreson ende që të ketë në skuadër sezonin e ardhshëm mesfushorin francez Paul Pogba. Në një intervistë për “Sky Sport” trajneri norvegjez u shpreh se mesfushori 26-vjeçar është në qendër të projektit që ai ka për Manchester United të sezonit të ri.

Paul është një futbollist fantastik, një njeri human dhe gjithnjë ka qenë shumë profesionist në fushë”, u shpreh Solskjaer. Për ta bindur lojtarin të qëndrojë, ai i ka dhënë edhe shiritin e kapitenit.

Personalisht kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të. E njoh prej vitesh, pasi ka qenë rezervë tek United para se të ikte të Juvja”, tha Solskjaer.

Pogba përflitet se do të transfertohet te Real Madrid ose Juventus, që e kërkojnë me ngulm lojtarin, që ka një kontratë deri në vitin 2021 me United.

Nëse ai do të jetë me ne sezonin tjetër, unë do ta ndërtoj ekipin rreth tij. Ai do të jetë në qendër të projektit. Këtë gjë e kam thënë edhe më parë dhe nuk e ndryshoj idenë time”, tha Solskjaer.

Solskjaer dhe Pogba

Lajme të tjera

Lajmet e fundit