Solskjaer rrezikon stolin, United me rekord mungesash ndaj Liverpoolit

16 Tetor 2019
11:30
Eraldo Harlicaj
back button

Manchester United do të luajë kundër Liverpool-it këtë fundjavë. Një derbi shumë i rëndësishëm me “Djajtë e kuq” që duan të kthejnë prestigjin dhe me “Redsat” që duan të vazhdojnë kryesimin me pikë të plota dhe të thyejnë të gjitha rekordet në Premier League.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer rrezikon dhe stolin referuar rezultateve të dobëta këtë fillim sezoni. Takimi kundër Liverpool-it është dhe më i vështirë, pasi do të mungojnë 10 lojtarë. Eric Bailli dhe Phil Jones janë të skualifikuar, ndërsa Diogo Dalot, David de Gea, Mason Greenwood, Jesse Lingard, Anthony Martial, Paul Pogba, Luke Shaw dhe Aaron Wan-Bissaka janë të dëmtuar.

Norvegjezi do ta ketë pisk me një mungesë të madhe titullarësh për sfidën e fundjavës. Ai duhet të besojë te stoli i tij, por gjasat janë që të mos shihet një ndeshje e mirë. United vuan dhe me ekip të parë, ndërsa me stol, gjërat janë dhe më të vështira.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit