Solskjaer zbulon planet për të ardhmen: Ata do të luajnë më shumë me United

15 Maj 2019
17:30
Telesport
back button

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka bërë me dije se talentet e Manchester United që u aktivizuan pak prej tij gjatë këtyre muajve do të kenë shansin e tyre për të qenë titullarë sezonin e ardhshëm. Gjithsesi, disa prej tyre do të përfundojnë tek ekipet e tjera në formë huazimi.

Solskjaer i dha mundësinë Mason Greenwood të debutojë në Premier League në ndeshjen e fundit të kampionatit. Ndërkohë që, më herët, patën debutuar me fanellën e “djajve” edhe Tahith Chong, Angel Gomes dhe James Garner.

Më e mira për ta është që të luajnë diku tjetër përgjatë gjithë sezonit. Në një ekip që u ofron më shumë hapësira se United. Gjithsesi, në rast se ata do të jenë sërish këtu në gusht, do të kenë mundësi të stërviten me lojtarët më të mirë në botë”, tha Solskjaer.

Ata do të përfshihen më shumë nga unë, për t’u bërë edhe më të mirë. Do të vendosim të ardhmen së bashku me këta djem edhe pse mendoj se shumica e tyre do të qëndrojnë këtu. Kjo do të thotë që do të kenë më shumë shanse për të luajtur me mua vitin tjetër”, tha Solskjaer.

Në ndeshjen e fundit ndaj Cardiff, futbollisti Greenwood u bë lojtari më i ri i historisë së Manchester United që debuton në Premier League, në moshën 17-vjeçare. “Ai dhe ndonjë tjetër mund të shkruajnë historinë me Manchester United, ndaj duhet të kapin shansin kur t’ju ofrohet mundësia”, tha trajneri norvegjez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit