Sommer del në mbrojtje të Serisë A, pas eliminimit të Italisë nga Euro 2024

30 Qershor 2024
13:41
Denis Hakanaj
back button

Portieri i Interit, Yann Sommer ishte krenar për Zvicrën pas fitores së tyre kundër Italisë në 1/8-at e Euro 2024.

“Është shumë pozitive për ne, luajtëm mirë kundër një ekipi të madh dhe jam shumë i lumtur.

“Performanca jonë ishte e shkëlqyer, kështu që ishte shumë e vështirë për Italinë të rikthehej në lojë, sepse ishim shumë agresivë dhe kishim cilësi në sulm”, tha Sommer.

“Nëse kjo është performanca jonë në ndeshjen e ardhshme, atëherë ne kemi një shans shumë të mirë për të bërë mirë”.

I pyetur nëse futbolli italian është në krizë, Sommer shtoi:

“Unë nuk mendoj kështu, jo. Italia është një ekip i madh, por sot luajtëm shumë mirë. E njoh mirë Serinë A dhe ka shumë cilësi në këtë skuadër”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit