Sommer pa limite: Serie A dhe Champions, nuk duhet ta përjashtojmë veten nga asgjë

18 Tetor 2024
8:29
Alfred Lleshi
back button

Portieri i Interit, Yann Sommer foli ekskluzivisht për “Gazzetta dello Sport”. Këto janë fjalët e tij, duke nisur nga një vlerësim për llojin e sezonit që mund të jetë: “Unë imagjinoj një sezon shumë të vështirë, të rivalizuar. Tashmë e kemi parë sa të fortë janë Juve dhe Napoli, por edhe ne e humbëm derbin, ndaj duhet kujdes”.

Çfarë po ndodh me mbrojtjen e Interit?
Përgjigja është e thjeshtë dhe me një fjalë që e kam mësuar mirë në Itali: Parandalo. Ne nuk i bëjmë mirë të tilla gjëra në shumë situata. Është një pikë shumë e rëndësishme, sezonin e kaluar kemi pasur gjithmonë masa të shkëlqyera parandaluese kur kemi pasur topin, kemi qenë gjithmonë kompaktë dhe të rregullt. Pra, ka qenë e vështirë për kundërshtarin të depërtonte në prapavijën tonë. Kjo është ajo që na duhet për t’u rikthyer në nivelin e duhur. Ne kemi shumë cilësi dhe do ta gjejmë gjithmonë golin, por është i gjithë ekipi që duhet të bëjë më mirë në mbrojtje, të jetë kompakt dhe i pozicionuar mirë, nëse humbet topin.

Cili është objektivi në Champions League?
Është e mundur të arrijmë të njëjtat rezultate në të dyja frontet, falë ekipit që kemi. Natyrisht, nuk është e lehtë, kalendari është i mbushur me ndeshje, por maksimumi është objektivi ynë. Nuk mund të përjashtojmë asgjë. Trajneri ka një mentalitet të fortë fitues dhe kjo bën diferencën. Ai bën gjithçka që duhet për të fituar, kur ndjen se nuk ekziston motivimi i duhur në stërvitje, ndërhyn dhe na shtyn. Gjithmonë duhet të punojmë deri në limite, ta stimulojmë njëri-tjetrin.

E ardhmja juaj…
Kontrata ime skadon në vitin 2026. Nuk e di se ku do të jem, nuk e kam menduar ende, por këtu në Milano ndihem i lumtur. Kam sfida të mëdha përpara, por për momentin nuk shoh veten askund tjetër. I kam fokusuar të gjitha energjitë e mia tek Interi.

Pas yllit të dytë, Interi synon Ligën e Kampionëve këtë edicion?
Në këto 8 ndeshje të Ligës së Kampionëve, në fazën e grupit, duhet të bëjmë gjithçka. Niveli ynë është më i lartë se 1/8 finale e sezonit të kaluar. Mund të shkojmë më tej, duke ruajtur standardin tonë në kampionat.

Cili është modeli juaj portier?
Më duhet të them Buffon, ai ishte i kompletuar. Unë u frymëzova prej tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit