Son: Jam i trishtuar. Mbetet një nga më të mirët në botë

4 Maj 2021
14:57
Denis Hakanaj
back button

Është folur për një gëzim brenda skuadrës pas lamtumirës së Jose Mourinho-s.

Megjithatë, te Tottenham duket se jo të gjithë e mendojnë në të njëjtën mënyrë. Konfirmimi vjen nga fjalët e Heung-min Son, i cili ka thënë për TV3 se është mërzitur për shkarkimin e trajnerit portugez.

“Është gjithmonë e trishtë kur dikush humb punën. Nuk dua të flas shumë, por kam punuar me të për 18 muaj”, ka thënë Son.

“Është e trishtë që është larguar pa fituar këtu. Edhe pse Jose është një që ka fituar kudo. Kjo është e vetmja skuadër me të cilën nuk ka patur sukses, kështu që më vjen shumë keq”.

Son ka shtuar: “Gjithsesi, e përsëris, do të jetë gjithmonë në kujtimet e mia sepse është një nga trajnerët më të mirë në botë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit