Sot lamtumira e Piolit dhe Giroud, dy arkitektëve kryesorë të rilindjes së Milanit

25 Maj 2024
8:06
Alfred Lleshi
back button

I teti, i dhjeti, i shtati, i gjashti, i gjashti, i pesti. Këto janë vendosjet e Milanit nga 2013-2014 deri në tetor 2019. Më pas erdhi Stefano Pioli. Pasi mori detyrën e trajnerit kuqezi, direkt pas periudhës katastrofike të Marco Giampaolo, i cili pas shtatë ndeshjeve të para kishte grumbulluar 9 pikë (vetëm 3 fitore), pasi kaloi një periudhë fillestare përshtatjeje, trajneri nga Parma ka bërë ndryshim të ritmit për kuqezinjtë.

Sezonin që pasoi, atë të pandemisë, në vitin e parë të plotë me kuqezinjtë, Milani ishte kampion i dimrit. Në pjesën e dytë të sezonit, Interi do të arratisej në distancë, por kuqezinjtë do të ktheheshin në Champions League për herë të parë në 7 vite. Një objektiv i ndjekur prej kohësh nga klubi. Një vit më pas eksperienca evropiane nuk shkoi shumë mirë, në një grup shumë të vështirë, por Milani fitoi titullin e 19- të të Serie A, i pari që nga viti 2011.

Kjo është perla më e bukur e përvojës së Piolit me Milanin, aq sa Stefano e bëri tatuazh në lëkurë “trengjyrëshin”. Vitin tjetër, sezonin e kaluar, luajti në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, diçka e arritur nga “Djalli” për herë të parë që nga viti 2007. Aty erdhi eliminimi i hidhur kundër Interit, por luajti sfida emocionuese kundër Tottenhamit dhe Napolit. Këtë sezon zuri vendin e dytë në kampionat, por me dështim evropian, veçanërisht në “Europa League”.

Sot përshëndetja (e merituar) nga “San Siro” për Stefano Pioli ndaj Salernitana, duke u përpjekur t’i japë fund aventurës së tij me kuqezinjtë në mënyrën më të mirë të mundshme. Maignan u lëndua në stërvitje të enjten, duke dëmtuar gishtin e vogël të dorës së majtë, pas një pritjeje. Kampionati Europian nuk është në rrezik, por portieri francez do të zëvendësohet nga Marco Sportiello, si në katër ndeshjet e fundit.

Vija e mbrojtjes do të jetë me Calabria dhe Theo në krahë, Tomori në qendër. Matteo Gabbia pritet të jetë pranë anglezit. Në mesfushë linja me tre lojtarë propozohet sërish, me Bennacer, Reijnders dhe Musah. Në sulm, anësorë do të jenë Pulisic dhe Leao. Sulmuesi i vetëm, për herë të fundit në “San Siro” dhe i etur për t’u larguar me gol, Olivier Giroud.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit