Sot ndeshja e fundit në karrierë, Federer luan me Rafael Nadal në krah

23 Shtator 2022
8:26
Telesport
back button

Do të nisë sot në Londër turneu i Laver Cup për skuadra në tenis, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë ekipi i Europës (me kapiten Bjorn Borg) dhe ai i botës (me kapiten John McEnroe). Në fushë do të zbresin yjet e këtij sporti, në një event “show” që pritet të dhurojë, ashtu si gjithnjë, spektakël.

Kjo edhe për faktin se do të jetë eventi i fundit ku do të shohim në fushë ikonën e këtij sporti, Roger Federer. Zvicerani ka deklaruar tërheqjen nga sporti, por sot do të luajë edhe një ndeshje të fundit, atë të lojës dyshe, bashke me mikun e rivalin e tij Rafael Nadal (takimi pritet të nisë rreth orës 21:00).

Për mua është një kënaqësi e nder të luaj ndeshjen e fundit këtu, në këtë event dhe të kem në krah një mik e rival si Rafa Nadal. Shpresoj të jem në gjendje të zhvilloj një ndeshje të mirë dhe të argëtojmë të gjithë fansat”, u shpreh Federer. “Të kem në krah Federer në këtë ndeshje do të jetë diçka speciale”, tha Nadal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit