Soulé te Roma, arrihet marrëveshja me Juventusin! Klubi bardhezi tani hidhet “all in” te ylli i Atalanta-s! Shitja tjetër do të financojë Todibon

24 Korrik 2024
21:46
Telesport
back button

Roma dhe Juventus thuajse kanë shtrënguar duart dhe tashmë duke pranë akordi për transferimin e talentit argjentinas Mattias Soule (i huazuar sezonin e shkuar te Frosinone) te ekipi verdhekuq i drejtuar nga Daniele De Rossi.

Oferta e fundit e dërguar nga Roma duket ajo që kënaq të gjithë palët: 26 mln euro fikse dhe 2 mln euro bonus lehtësisht të arritshëm (pjesëmarrje në Kupat e Europës) dhe 2 mln euro të tjera më të vështira (përfundimi në top 4) dhe një përqindje rishitje që duhet të jetë 10% të shumës mbi 26 mln eurot fikse.

Soule donte vetëm Roma-n dhe ka bërë çmos që të kryhet akordi. Juventusi do të arkëtojë këto para dhe përgatitet të bëjë ofertën e parë te Atalanta për Koopmeiers që duhet të jetë 40 mln euro dhe bonuse. Ndërkohë, në anën tjetër, Juventusi pret të shesë ditët në vazhdim një tjetër talent, po flasim për Dean Huijsen.

Mbrojtësi qendror me origjinë holandeze dhe nenshtetesi spanjolle ka shumë ekipe qe kërkojne, veçanërisht jashtë Italise. Dy hipotezat kryesore janë Stuttgart në Gjermani dhe Bournemouth në Angli. Zonja e Vjetër pret të mbledhë të paktën 25 milionë për Huijsen, nga të cilat rreth njëzet janë një pjesë fikse. Me ato para do te behet sulmi direkt te Nice per Todibo, qe duhet te jete gati 8-10 mln euro huazim me detyrim blerje per 20 mln euro dhe bonuse te tjera.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit