Tifozët e Roma-s në delir për ardhjen e Matias Soulé në kryeqytetin e Italise. Playmakeri argjentinas së shpejti do të jetë një lojtar i ri për Romën dhe do të forcojë organiken në dispozicion të trajnerit De Rossi.
Ndërkohë sonte ai zbarkoi në Fiumicino dhe mori përqafimin e parë nga rreth 300 mbështetës verdhekuq.
Soulé u shoqërua në Romë nga agjenti i tij Martin Guastadisegno. Transferimi i tij do të sjellë 25 milionë euro të ardhura fikse në arkat e Juventusit plus 4 milionë bonuse, nga të cilat 3 janë lehtësisht të arritshme dhe 10% në rishitje në të ardhmen.