Southgate kundër tifozëve: Atmosferë e pazakontë, na kritikojnë e shajnë edhe pse jemi kualifikuar

27 Qershor 2024
10:20
Telesport
back button

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, është ankuar për atmosferën e krijuar rreth kombëtares, sipas tij e pazakontë, pas barazimit 0-0 me Slloveninë. Një rezultat që i kualifikoi të dyja kombëtaret në fazën e 1/8-ave të Euro 2024.

Ndërkohë që lojtarët sllovenë festuan momentin historik me mbështetësit e tyre, trajneri dhe lojtarët anglezë u pritën me fishkëllima dhe hedhjen e gotave plot birrë kur iu afruan pjesës së stadiumit të Këlnit të rezervuar për tifozët e tyre.

Vetë Southgate u vu në shënjestër të tifozëve, skena që kanë lënduar pa masë trajnerin e kombëtares së “3 luanëve”. “Nuk kam parë asnjë skuadër tjetër të kualifikohet dhe të ketë një reagim të tillë”, u shpreh sot Southgate.

Unë jam shumë krenar për lojtarët për mënyrën se si ruajtën qetësinë në ndeshje. Jemi në një turne ku ka shumë sfidë e konkurrencë. Gjithsesi, nuk e kuptoj këtë atmosferë aspak të këndshme ku na duhet të punojmë”, tha Southgate.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit