Anglia do të luajë sot në mbrëmje ndeshjen e fundit në Grupin C të Euro 2024, atë ndaj Sllovenisë. Pas barazimit ndaj Danimarkës nuk kanë munguar kritikat për skuadrën kombëtare të “3 luanëve”.
Gjithsesi, trajneri Gareth Southgate ka besim te lojtarët e tij. “Atmosfera në ekip është shumë e mirë. Ajo që ka rëndësi është klima brenda skuadrës në gjomat e zhveshjes”, tha trajneri anglez.
“Rezultatet praktikisht na kanë dërguar në turin tjetër dhe tani duam vendin e parë në grup. I kam kërkuar skuadrës vetëm që të mbrojë më mirë”, tha Gareth Southgate.
Anglia ka 4 pikë, një fitore e një humbje pas dy ndeshjeve të para. “Nuk bëjmë llogari, por luajmë për fitore dhe kualifikim. E dimë potencialin tonë dhe synojmë të shkojmë deri në fund”, u shpreh trajneri i kombëtares angleze.