“Spalletti bëri zëvendësime konservatore ndaj Spanjës, me Cambiaso nuk do të zgjidhë asgjë”

21 Qershor 2024
18:32
Alfred Lleshi
back button

Ish-futbollisti Giuseppe Bergomi, duke folur si zakonisht në “Sky Sport”, e ka analizuar kështu humbjen e keqe të Italisë ndaj Spanjës në Gelsenkirchen: “Sinqerisht prisja një ndeshje ndryshe nga Italia, prisja një ndeshje më agresive dhe më mirëkuptuese, me më shumë cilësi.

Në vend të kësaj, spanjollët na vunë në vështirësi nga të gjitha këndvështrimet, edhe aty ku menduam se ishim të fortë. Duhej diçka ndryshe në pjesën e dytë, por Spalletti bëri disa zëvendësime konservatore.

Le të mendojmë për Cambiason; ai nuk është një sulmues i jashtëm, por ‘5’. Hyrja e tij ishte një alternativë mbrojtëse, kështu që nuk zgjidhi asgjë. Unë do të prisja një ndryshim formacioni nga trajneri.

Vazhdoj të besoj se Italia, për shkak të lojtarëve që ka në dispozicion sot në Gjermani, duhet të vlerësojë rikthimin te mbrojtja me tre, me një mesfushë ndryshe dhe një lojtar më afër Scamacca, ose në çdo rast me qendërsulmuesin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit