Kampionati Europian i Italisë nisi me fitore. Gjithsesi, suksesi 2-1 ndaj Shqipërisë e la trajnerin Spalletti me indikacione kontradiktore: “Janë parë shumë gjëra të mira, por duhet të çojnë në diçka, përndryshe janë qëllim në vetvete dhe nuk vlejnë shumë. Nuk goditëm aq aq mirë sa mundëm”.
Spalletti u ankua për mungesën e keqdashjes në zonën sulmuese, një aspekt që e la të hapur ndeshjen deri në fund, me rrezikun (rasti i Manajt në 90’) për t’u barazuar: “Ne u treguam altruistë, në vend që të ishim një kombëtare cinike dhe ta mbyllnim ndeshjen me golin e tretë”.
Fillimi ishte tronditës, por grupi axurr reagoi menjëherë: “Djemtë kishin një mënyrë për ta përballuar situatën, që më pëlqeu shumë. Ne jemi një ekip që i ndajmë të mirat dhe më pak të mirat në mënyrë të barabartë”.
Edhe një herë Barella ishte vendimtar, në dyshim deri në fund për shkak të një tendosje muskulore: “Nicolò bëri një lojë të shkëlqyer, duke luajtur si mesfushor së bashku me Jorginhon”.
“Ne ia dolëm ndaj mbrojtjes së tyre disa herë, – përfundoi trajneri axurr, – por nuk finalizuam më shumë se dy gola. Na mungoi pak keqdashja, do të përpiqemi të bëjmë gjithnjë e më mirë, por jam i kënaqur me atë që treguam sonte”.