Spalletti: Ishte një ndeshje e komplikuar, ja çfarë na penalizoi më shumë

19 Janar 2019
23:01
back button

Inter nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 ndaj Sassuolo-s, duke zhvilluar një ndeshje të dobët, sidomos në sulm. Pas sfidës, Spalletti foli për DAZN: “Ishte një ndeshje e komplikuar. 

“Sassuolo bëri një ndeshje të mirë, ndërsa ne kemi bërë shumë gabime. 

"U mundova të jap këshilla për të bërë më mirë, por si përfundim kemi falur shumë topa pasi i fitonim, gjatë gjithë ndeshjes. Kjo na ka penalizuar më shumë.

“S'e treguam diferencën në kualitet mes dy skuadrave. Në fazën sulmuesi nuk kemi bërë mirë. Icardi s'ka gjetur shumë hapësira dhe ishte i pafat në momentin kur rrëshqiti gjatë një mundësie të mirë. 

“Sassuolo na ka krijuar jo pak probleme. Atmosfera në San Siro? Mund të dëgjoheshin brohoritmat e fëmijëve. Ishte diçka e bukur.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit