Spalletti: Kam parë gjëra të palogjikshme në ndeshjet tona, por kualifikimi ishte i merituar

25 Qershor 2024
8:26
Alfred Lleshi
back button

“Goli në minutën e 98-të? Ne gjithmonë besojmë deri në frymën e fundit në futbollin e sotëm. Ka gjëra të palogjikshme në ndeshjet tona, shumë gjëra ende për t’u rregulluar. Por ky kualifikim është i merituar, pastaj do të mendojmë për pjesën tjetër”.

Kështu u shpreh trajneri italian Luciano Spalletti, pas golit të barazimit në minutën e fundit me Kroacinë, që e kualifikoi në 1/8 finale të Kampionatit Europian. “Diçka duhet të rishikohet ende, duhet t’i vendosim këto djem në pozicione për të dhënë më të mirën e tyre, – shtoi trajneri italian. – Formacioni i revolucionarizuar si ‘pakt’ me lojtarët? Kjo që thoni ju, kushdo që flet për gjërat në dhomat e zhveshjes, i bën dëm kombëtares…”

Kur u pyet nëse kalimi te 3-5-2 ishte rezultat i një dialogu me lojtarët, Spalletti reagoi ashpër: “Nuk është pakt, ka një të vërtetë brenda dhomës së zhveshjes dhe një tjetër jashtë. Është e qartë se unë gjithmonë flas me lojtarët, i dëgjoj. 3-5-2 është teza ime në Coverciano dhe e kishim provuar këtë formacion. Pra, ishte më shumë se një pakt.

Kur ndeshjet vendosen kështu, në fund gjithçka bëhet më emocionuese, sepse tani askush nuk e beson, por lojtarët vazhdojnë të funksionojnë. Dua t’i komplimentoj për mënyrën se si reaguan dhe si e menaxhuan një kundërshtar të tillë sulmues. Për sa i përket cilësisë së lojës jemi nën standard, nuk ka kuptim të bëhemi euforikë. Barella bëri mirë, ashtu si Fagioli. Calafiori është lojtar i nivelit të lartë, që mund të bëjë gjithçka, por siç thashë, duhet të bëjmë më shumë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit