Spalletti kundër rrymës: Nuk ka shumë ndeshje, trajnerët të kenë më shumë kurajë me të rinjtë

7 Tetor 2024
14:45
Telesport
back button

Italia e ka nisur mbarë këtë edicion të Nations League dhe pas zhgënjimit në Euro 2024 kombëtarja “azzurre” përgatitet për dy sfidat e radhës. Fillimisht ndaj Belgjikës dhe më pas ndaj Izraelit, dy sfida që italianët do t’i luajnë në fushën e tyre.

Trajneri Luciano Spalletti do të vijojë punën për rikthimin e kombëtares italiane në elitë dhe ka shansin për të provuar mjaft emra të rinj, siç dhe duket në listën e lojtarëve të grumbulluar për këto dy ndeshje të radhës.

Fjala kyçe është vazhdimësia. Përdorimi i mirë i këtyre ditëve në kombëtare është gjithashtu i mirë edhe për të ardhmen e këtyre lojtarëve në klubet e tyre. Nëse lojtarët bëjnë mirë këtu, ata bëjnë mirë edhe në ekipet e tyre”, tha Spalletti.

Duke folur për dëmtimet e shpeshta të mjaft futbollistëve koht e fundit, ai shtoi: “Dëmtimet ndodhin. Shumë varet nga presioni që kanë skuadrat jo nga lodhja muskulare. Kur një ekip ecën mirë, kompenson shumë gjëra, kur po shkon keq, numri i të lënduarve është më i madh”.

Shpesh dëmtimet ndodhin edhe sepse trajnerët nuk kanë guxim të përdorin të gjithë futbollistët që kanë në dispozicion, apo të rinjtë. Duhet më shumë kurajë me kaq ndeshje sa luajnë, pasi kështu do të luajnë të gjithë e do të ketë më pak dëmtime”, tha Spalletti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit