Spalletti tërbohet që i kujtojnë Tottin dhe Icardin. Zbulohet telefonata 38-minutëshe, ja çfarë ndodhi

28 Shkurt 2023
8:30
Alfred Lleshi
back button

Pas-ndeshja Eintracht-Napoli u karakterizua nga lëvdata për triumfin e “azzurri”, por edhe nga zemërimi i Luciano Spallettit në TV “live”.

Trajneri, duke kaluar nga një transmetues në tjetrin gjatë analizës klasike pas ndeshjes, u ankua sepse kishte dëgjuar në fund të një interviste se e kaluara e tij dhe rastet “Totti” dhe “Icardi” po përfliteshin ende në studio.

Spalletti tha: “Tani do t’i kthehem njërit prej tyre siç duhet”. Referenca ishte për gazetarin e pranishëm në studiot e “Mediaset”, Sandro Sabatini.

Vetë Sabatini ka rrëfyer telefonatën që ka pasur me trajnerin e Napolit. Një përballje që zgjati 38 minuta. “Kam rënë në kontakt me Galanten, të birin e Spallettit. Ai veproi si ndërmjetës mes meje dhe Luciano. E telefonova duke i shpjeguar se fjala ime ishte për t’i bërë një kompliment.

Spalletti, – vazhdoi Sabatini, – nxori në pah dëshirën e tij për t’u kënaqur edhe nga komentet për atë që po bën te Napoli. I thashë çfarë mendoja për këtë dhe sigurisht që ishin gjëra pozitive. Loja e Napolit dhe rezultatet flasin qartë, më shumë se unë dhe kushdo tjetër”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit