Marc Cucurella u fye rëndë nga tifozët gjermanë gjatë gjysmëfinales mes Spanjës dhe Francës, të fituar 2-1 nga Red Furies. I intervistuar nga Mundo Deportivo, lojtari i Chelseat e komentoi si më poshtë episodin, i cili ndodhi për shkak se tifozët vendas nuk e falin një penallti të mos akorduar ndaj Gjermanisë për shkak të një goditjeje me dorë nga spanjolli:
“A më kanë befasuar vershellimat dhe fyerjet? Në fillim po,pak, sepse edhe unë nuk kuptoja shumë, menjëherë pashë që kishte shumë njerëz të veshur me të bardha dhe e kuptova pse.
Por te shpenzosh para, te shkosh për të parë një gjysmëfinale të Kampionatit Europian dhe vershellesh… Mund t’ia kishin dhënë biletën dikujt që do t’i kishte pëlqyer ndeshja. E rëndësishme është që jemi në finale dhe ata që ishin të zemëruar apo të mërzitur po e shikojnë nga shtëpia”.