Mbrojtësi i Francës, William Saliba, ka komentuar humbjen e pësuar në gjysmëfinalet e Euro 2024 ndaj Spanjës. Ndeshja u mbyll 2-1 për iberikët, që me golat e Yamal dhe Dani Olmo përmbysën avantahzin fillestar të “gjelave” me Kolo Muani.
“Jemi të zhgënjyer për eliminimin sepse mund të kishim bërë më mirë në këtë ndeshje dhe për këtë jemi të vetëdijshëm, pasi i dimë forcat që kemi. Fillimisht arritëm të shënonim, pastaj u dhamë dy gola rivalëve”, tha Saliba.
“Gjithsesi, duke qenë i sinqertë, për atë çka u pë në fushë, ata ishin më të mirë se ne dhe duhet ta pranojmë. Është e vështirë por kështu është. Ne dhamë gjithçka për t’u rikthyer dhe për të gjetur golin e barazimit, por kjo nuk ndodhi“, tha Saliba.