Spanja e ka nisur me vrull, shumë e frikshme në grupin B të finaleve të “Euro 2024”. Kombëtrarja iberike ka likujduar Kroacinë me rezultatin e pastër 3-0, duke e gjunjëzuar qysh në pjesën e parë formacionin e Zlatko Dalic. Start bindës, që tregon se iberikët do të jenë jo vetëm favoritët për kreun e grupit tonë, por edhe pretendentë për trofeun e shumëlakmuar.
45 minutat e para iu kanë mjaftuar spanjollëve për ta mbyllur këtë ndeshje, e cila pritej të ishte më e fortë dhe e balancuar, por në fakt ka nxjerrë në pah diferencat e mëdha. Nëse dikush do të thoshte se Kroacia u paraqit dobët, ka të drejtë, por e vërteta ka edhe gjysmën tjetër: Spanja është vërtet lart, frikësuese për këdo, edhe kundërshtarë të mëdhenj si Anglia, Gjermania, Portugali etj., që mund t’i ndeshë rrugëtimit në këtë Europian.
Gjithçka u vendos në pjesën e parë – Spanja dhe Kroacia kanë hapur ndeshjet e Grupit B të Europianit, që është edhe grupi i Shqipërisë, që mbrëmjen e sotme do të përballet me Italinë. Ka shkuar gjithçka mirë për spanjollët në 45 minutat e para të ndeshjes që po zhvillohet në “Olympiastadion” të Berlinit.
Spain [1] – 0 Croatia – Alvaro Morata 29′ – Video
Skuadra e De La Fuente-s, në fakt, ka zhbllokuar takimin në minutën e 29-të me një gol të Alavaro Morata-s, i cili është lënë në mënyrë të pashpjegueshme i pambuluar nga mbrojtja kroate.
Tri minuta më vonë ka ardhur edhe goli i dytë për spanjollët i shënuar nga Ruiz, pas një aksioni të bukur personal.
Spain [2] – 0 Croatia – Fabian Ruiz 32′ – Video
Kroacia ka shkuar shumë afër ngushtimit të diferencave në minutën e 34-t me një goditje të Brozovic, por Unai Simon ka shmangur golin me një pritje të jashtëzakonshme.
Spain [3] – 0 Croatia – Daniel Carvajal 45+3′ – Video
Në fundin e 45 minutave të para ka ardhur edhe goli i tretë i Spanjës, i shënuar nga Carvajal.
Kuriozitet nga Spanja dhe Kroacia
Spanja dhe Kroacia përballeshin në Kampionatin Evropian, për edicionin e katërt radhazi. Kjo është vetëm hera e dytë që ndodh, pasi Spanja dhe Italia u përballën me njëra-tjetrën në katër turne radhazi, nga viti 2008 deri në vitin 2020 (do të takohen për herë të pestë në grupin e “EURO 2024”). Spanja i kishte fituar dy nga tri takimet e mëparshme (1-0, faza e grupeve 2012; 5-3 në shtesë, 1/8 finale 2020), ndërsa Kroacia fitoi tjetrën (2-1, më 2016, në fazën e grupeve).
Ndeshja e fundit, para të sotmes, mes Spanjës dhe Kroacisë në Kampionatin Evropian prodhoi 8 gola (5-3 në shtesë për Spanjën më 2021). Kjo ishte ndeshja me më shumë gola të shënuar në kompeticion, këtë shekull, dhe e dyta në përgjithësi pas ndeshjes me 9 gola mes Francës Jugosllavisë më 1960 (4-5). Në veçanti, tri nga katër ndeshjet e fundit midis Spanjës dhe Kroacisë kishin parë të paktën 5 gola të shënuar.
Spanja merr pjesë në Kampionatin Evropian të saj të 12-të, teksa e ka fituar trofeun tri herë (1964, 2008, 2012), një rekord i përbashkët me Gjermaninë. Për më tepër, Spanja është i vetmi komb që e ka fituar turneun dy herë radhazi.
Me përjashtim të penalltive, Spanja kishte humbur vetëm dy nga 22 ndeshjet e fundit në Kampionatin Evropian (13 fitore, 7 barazime), kundër Kroacisë dhe Italisë në edicionin 2016. Iberikët kanë arritur në fazat e eliminimit direkt në gjashtë nga shtatë paraqitjet e tyre të fundit në Europian. Përjashtimi i vetëm është viti 2004.
Kroacia merr pjesë në Kampionatin Evropian të 7-të. Aktuali është i gjashti me radhë. Që nga pjesëmarrja e saj e parë në 1996, Kroacia ka arritur në fazat e eliminimit direkt katër nga gjashtë herët, por kurrë nuk ka përparuar përtej çerekfinaleve.
Kroacia ka arritur në gjysmëfinale në 50% të pjesëmarrjeve të saj në Kupën e Botës (3 nga 6), ndërkohë që nuk ka arritur ta bëjë këtë asnjëherë në Kampionatin Evropian (zero gjysmëfinale në gjashtë pjesëmarrje).