Rodri ka qenë një element kyç në sukseset e Manchester City të Pep Guardiola për vite me radhë, ekip i cili fitoi titullin e katërt radhazi në Premier League sezonin e kaluar. Mesfushori u emërua MVP i Euro 2024 falë kontributit të tij në fitoren e Spanjës.
Tani, ëndrra e tij është fitimi i një Topi të Artë, të cilin lojtarët iberikë nuk e kanë fituar që nga koha e Luis Suárez (1960): “Do të ishte një ëndërr për mua”, tha Rodri.
“Kur njerëzit më ndalojnë në rrugë dhe më thonë se duhet të fitoj Topin e Artë, unë tashmë ndihem si fitues. Megjithatë, shumë njerëz pyesin se si mund të fitoja nëse lojtarë si Iniesta , që bënë një epokë, nuk e fituan atë trofe pasi dominuan Messi dhe Cristiano Ronaldo”, tha Rodri.
“Do të ishte një krenari e jashtëzakonshme për mua dhe për Spanjën dhe është mirë të kesh një spanjoll mes favoritëve për të fituar Topin e Artë, do të ishte një njohje e madhe për të gjithë. Ne kemi pasur vetëm një Top të Artë, dhe ai ishte Luis Suarez shumë vite më parë”, u shpreh mesfushori i City.
“Nuk e pashë të luante, por është e habitshme që një vend me kaq shumë histori futbolli nuk ka nxjerrë më shumë fitues. Futbolli është i tillë, ka pasur shumë lojtarë të mëdhenj ndër vite dhe mendoj se Spanja e meriton”, tha Rodri.
Mesfushori nuk e fshehu admirimin për Vinícius Jr., rivalin e tij kryesor për çmimin: “Njerëzit thonë se do të luftoj me Vinícius, e admiroj shumë. Ai është një lojtar i madh dhe kjo më bën krenar për gjithë punën që kam. Në fund do të varet nga votat, por ka shumë lojtarë të tjerë që e meritojnë atë, do të shohim se çfarë do të ndodhë”.