Spanja zyrtarizon rinovimin e kontratës me trajnerin, iberikët rivalë të Shqipërisë në Europian

5 Qershor 2024
13:26
Telesport
back button

Federata Spanjolle e Futbollit (FREF), përmes një komunikate për mediat, ka njoftuar sot rinovimin e kontratës me trajnerin e kombëtares Luis de la Fuente. Kontrata aktuale skadonte pas përfundimit të Euro 2024.

Në deklaratë thuhet: “Federata i ka komunikuar trajnerit të kombëtares miratimin përfundimtar të rinovimit të kontratës së tij dhe stafit teknik ashtu siç ishte paralajmëruar që në shkurt.

De La Fuente mori detyrën në krye të “furisë së kuqe” në vitin 2022, kur zëvendësoi Luis Enrique. Me kontratën e re, ai është i lidhur me Spanjën deri në fund të Kupës së Botës 2026.

Spanja është një nga rivalet e Shqipërisë në Europianin që nis pas 10 ditësh në Gjermani. Në krye të kombëtares iberike, De La Fuente ka fituar Nations League vitin e kaluar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit