Spanjë-Brazil, 6 gola dhe show “diamentesh”. Yamal ngre “Bernabeu”-n në këmbë, Endrick ndez El Classico-n e viteve të ardhshme (VIDEO)

27 Mars 2024
0:04
Telesport
back button

Spanja dhe Brazili barazuan 3-3 ne nje ndeshje spektakolare por tek e cila u akorduan edhe 3 penallti dhe u be “nxehja” e asaj qe pritet te jete El Clasico e diamanteve ne vitet ne vijim mes Yamal (Barcelona) dhe Endrick (Real Madrid)

GOLI I OLMO – VIDEO

GOL I RODRYGO – VIDEO

GOLI I ENDRICK – VIDEO

Sfida në “Santiago Bernabeu”, që u ndoq edhe nga Sylvinho, trajneri i kombëtares shqiptare, prodhoi emocione të shumta. Rodri shënoi dy herë nga pika e bardhë, ndërkohë që realizoi edhe Dani Olmo për vendasit (eurogol).

GOLI I RODRI – VIDEO

Për pesë herë kampionët e botës shënuan Rodrygo (gafë e Simon), Endrick, i cili gjeti golin në stadiumin e ardhshëm. Pasi prej sezonit të ardhshëm do të jetë pjesë e Real Madrid.

GOLI I PAQUETA – VIDEO

Lucas Pauqeta u tregua i saktë nga penalltia në minutën e gjashtë shtesë, duke evituar humbjen e kombëtares Seleçao.

Ndeshje e pabesueshme nga talenti 16 vjecar Yamal qe beri Bernabeun te ngrihet ne kembe sonte duke e duartrokitur! Dikur i ndodhte Ronaldinhos ne El Clasico… Djaloshi ishte nder me te miret ne fushe per Spanjen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit