Spastrim nga Guardiola, Manchester City zyrtarizon shitjen e mesfushorit!

16 Korrik 2019
9:27
back button

Fabian Delph nuk është më lojtar i Manchester City. Mesfushori u shit tek Everton për 10 milionë euro, plus 2 të tjera në formë bonusesh.

Me një vit të mbetur në kontratë anglezi kërkoi të largohet, në mënyrë që të luajë më shumë, sepse tek City hapësirat për ishin minimale. Sezonin e kaluar ka luajtur vetëm në 6 ndeshje në Premier League, ndërsa sezoni 2017-18 ishte më i mirë për të, me 22 ndeshje.

Tek Everton 29-vjeçari do të ketë hapësirën e nevojshme për të luajtur titullar dhe kjo e bindi atë të firmosë kontratë 3-vjeçare me klubin nga Liverpool.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit