Enzo Maresca ka pasur një verë të ngarkuar tashmë në fazat e hershme të aventurës së tij në krye të Chelsea-t me shumë lojtarë që hyjnë dhe dalin nga Stamford Bridge.
Lojtarët e rinj janë nënshkruar pasi Maresca mori vendin e Mauricio Pochettino në stolin e skuadrës londineze.
Kiernan Dewsbury-Hall ka ndjekur Marescan nga Leicster te Chelsea për 30 milionë sterlina, ndërsa mbrojtësi Tosin Adarabioyo është marrë me kosto zero nga Fulham.
Mesfushori Omari Kellyman është transferuar nga Aston Villa për 19 milionë sterlina, sulmuesi Marc Guiu nga Barcelona për 5 milionë sterlina dhe mbrojtësi i majtë Caleb Wiley nga Atlanta United për 8.5 milionë sterlina.
Janë bërë shumë shitje për të financuar këto lëvizje.
Shitja e mbrojtësit të Ian Maatsen te Villa mblodhi 35 milionë sterlina, ndërsa huazimi i Lewis Hall te Newcastle United u bë i përhershëm për 28 milionë sterlina fillestare.
Omari Hutchinson është transferuar tek Ipswich për 20 milionë sterlina, ndërsa Hakim Ziyech kaloi te Galatasaray për 2.5 milionë sterlina.
Mbrojtësi veteran Thiago Silva u largua me kosto zero, ndërsa një tjetër nënshkrim nga Thomas Tuchel në vitin 2020 është larguar gjithashtu tani nga Stamford Bridge.
Malang Sarr, i cili iu bashkua Chelseat me kosto zero nga Nice, i është anuluar kontrata për t’i lejuar atij të bashkohet me Lens – dhe duket se skuadra e Maresca mund të ndryshojë shumë më tepër para fundit të merkatos.
Sipas Mirror, deri në 12 lojtarë mund të largohen këtë verë.
Sulmuesi Romelu Lukaku shpreson të kalojë te Napoli në baza të përhershme, ndërsa Kepa Arrizabalaga, i cili e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Real Madrid, ka më pak se 12 muaj të mbetur në kontratën e tij.
Trevoh Chalobah është lënë jashtë skuadrës së Chelseat, që ka udhëtuar në SHBA për një turne parasezonal pasi synojnë të shesin produktin e akademisë, ndërsa kontrata e anglezit Conor Gallagher skadon verën e ardhshme dhe gjithashtu mund të largohet.
Djordje Petrovic, portieri numër një i sezonit të kaluar, është shfaqur si një lojtar i mundshëm për t’u shitur, ndërsa Ben Chilwell gjithashtu përmendet se ka një pikëpyetje për të ardhmen e tij.
Armando Broja dhe David Datro Fofana gjithashtu mund të largohen, ndërsa Cesare Casadei thuhet se po monitorohet nga Lazio.
Alfie Gilchrist nuk ka udhëtuar në Shtetet e Bashkuara dhe do të dalë në huazim për të marrë më shumë përvojë, ndërsa Andrey Santos dhe Lesley Ugochukwu mund të përjetojnë të njëjtin fat.
Të rinjtë Harvey Vale, Leo Castledine, Bashir Humphreys dhe Alex Matos janë përmendur gjithashtu si lojtarë që mund të kërkojnë lëvizje huazimi këtë verë.