Spektakël ndaj Chelsea, Barcelona fiton Championsin e femrave (VIDEO)

17 Maj 2021
0:46
Telesport
back button

Edhe pse ekipi i meshkujve po koleksionon turpe në La Liga dhe sot zyrtarisht dola nga gara titull, Barcelona është kampionia e Europës në futbollin e femrave.

Vajzat katalanase shkatërruan skuadrën e Chelsea me “poker” me shifrat 4-0 ne Gothenborg, Suedi. Katalanaset vinin si favorite dhe nuk zhgënjyen pritshmëritë.

Seria e golave nisi në minutën e parë me autogolin e Leupolz. Pas çerek ore lojë, Putellas dyfishoi shifrat për Barcelonën, duke i dhënë udhë fitores se skuadrës së saj. Llogaritë e pjesës së parë nuk ishin mbyllur ende.

Në minutën e 20 Bonmati trefishoi shifrat dhe në minutën e 36 Hansen plotësoi “pokerin” për Barcelonën ndaj vajzave londineze, që e patën të pamundur të përballonin një nga skuadrat më të forta të viteve të fundit.

Në pjesën e dytë nuk kishte gola dhe Barcelona arrin të fitojë titullin e parë të Champions dhe të shkruajë historinë e futbollit spanjoll. Ndërkohë, Chelsea ka hedhur hap të madh para me mbërritjen në finale dhe ka shtuar kredenciale për futbollin anglez të femrave, që ende nuk shkëlqen si ai i meshkujve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit