Spektakël në fushat me bar të Londrës, Djokovic e Alcaraz shkojnë në finalen e Wimbledon,

13 Korrik 2024
7:00
Telesport
back button

Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz dhe ai serb Novak Djokovic, respektivisht numrat 2 dhe 3 në botë, janë dy finalistët e grand slam-it të Wimbledon, finale e cila do të luhet të dielën në Londër.

Në gjysmëfinale, Djokovic mundi 3-0 (6-4, 7-6, 6-4) italianin Lorenzo Musetti. Një ndeshje me rivalitet shumicën e kohës, por përvoja e serbit, 8 herë fitues i këtij turneu, bëri diferencën në fushë.

Disi më e vështirë fitorja e Alcaraz, që mundi 3-1 me përmbysje rusin Daniil Medvedev (6-7, 6-3, 6-4, 6-4). Rusi u përpoq të befasojë, por më pas spanjolli tregoi epërsi në fushë, duke e merituar fitoren.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit