Spektakël në “Stamford Bridge”! Chelsea dhe Arsenal ndajnë një pikë me gola në pjesën e dytë

10 Nëntor 2024
19:28
Telesport
back button

Ndeshja më emocionuese e kësaj jave në Premier League, Chelsea-Arsenal, u mbyll në barazim 1-1. Avantazhin në fillim e mori Arsenali, por në fund Chelsea arriti të reagonte duke barazpeshuar lojën.

Havertz gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 32-të dhe Arsenali nisi të festonte, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Ky episod e shtoi ritmin e lojës, me të dyja skuadrat që organizuan aksione sulmuese mjaft të rrezikshme.

Ky gol i anuluar duket se ishte paralajmërimi i Arsenalit për atë që do të ndodhte në pjesën e dytë, e cila nisi me “Topcinjtë” më të prirur drejt golit.

Në minutën e 60-të, skuadra e Artetës shënoi golin e avantazhit me sulmuesin Martinelli. Ishte Havertz ai i cili dha asistin për brazilianin.

Chelsea reagoi pa e humbur toruan. Pedro Neto në minutën e 70-të shënoi golin e barazimit për “Blutë e Londrës”, duke treguar forcë dhe karakter kundër Arsenalit.

Me këtë barazim, Chelsea dhe Arsenal mbeten në TOP4 me të njëjtin numër pikësh, 19.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit