Sportisti kazak shokon botën, martohet me kukullën seksi (fotot)

19 Mars 2020
14:45
Alfred Lleshi
back button

Nuk është e thjeshtë ta gjesh atë person, që dëshiron ta kesh pranë për pjesën tjetër të jetës suaj. Yuri Tolochko, një “bodybuilder” nga Kazakistani, e gjeti zgjidhjen përmes një vendimi radikal. Ai u martua me një kukull seksi, partnere e bukur, besnike, e durueshme.

Sipas mediave lokale, Yuri ka 10 muaj që e ka takuar Margo-n, ndërkohë që Instagrami i tij është plot me fotografitë e tyre si çift. Ai tha kohët e fundit se e dërgoi gruan (kukullën) e tij te një kirurg plastik për ta bërë edhe më tërheqëse, sepse “një popullaritet i tillë e bëri atë të ndjehet i vetëdijshëm”: 

“Kur ia paraqita botës foton e saj, pati shumë kritika dhe ajo filloi të bëhej me komplekse, kështu që vendosëm t’i bëjmë një operacion plastik. Ajo ka ndryshuar shumë. Në fillim, ishte e vështirë për t’u pranuar, por u mësova më vonë. Ishte në një klinikë me mjekë të vërtetë”. 

Tolochko, gjithashtu, foli për mënyrën sesi u takua së pari me Margo, ndërsa vizitoi një bar. Ai, madje, shpjegoi se Margo është një kameriere, por ajo nuk është në gjendje të ecë: “Ajo nuk mund të ecë vetë, ka nevojë për ndihmë”. 

Sikurse duket në foto, ajo “merr qëndrim” herë pas here, duke “debatuar” mbi disa argumente mes të dyve, por është e qartë se asgjë nuk do ta prishë “lidhjen e tyre shumë të ngushtë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit