Spurs fitore me përmbysje ndaj kampionëve, Denver “leksion” rivalëve të Clippers

13 Janar 2020
8:21
Telesport
back button

Skuadra e San Antonio fitoi 105-104 ndaj Toronto, një ndeshje e vendosur në minutën e fundit në favor të Spurs. Kampionët kanadezë e dominuan takimin në shumicën e kohës (Ibaka 21 pikë e 14 rebound), duke u shkëputur deri në 18 pikë. Gjithsesi, në fund erdhi përmbysja e San Antonio, ku u dallua DeRozan me 25 pikë. Fiton edhe ekipi i Memphis, që mundi 122-102 Golden State, ndeshje e vendosur në pjesën e dytë. Ndeshje e mirë e Valanciunas, me 31 pikë e 19 rebound.

Skuadra e Denver arriti një fitore të rëndësishme ndaj Clippers me shifrat 114-104, përballje mes dy ekipesh rivale në Konferencën e Perëndimit. 7 lojtarë të Denver realizuan mbi 10 pikë (Nikola Jokic 20 pikë e 15 rebound), ndërsa 30 pikët e Leonard për miqtë mbetën për statistikë. New York, falë 26 pikëve të Randle dhe 23 të Barrett mundi 124-121 Miami, ndërsa Phoenix triumfoi 100-92 ndaj Charlotte (Oubre 25 pikë e 15 rebound).

NBA – Rezultatet e sotme

New York – Miami, 124-121

Washington – Utah Jazz, 116-127

Brooklyn – Atlanta, 108-86

Memphis – Golden State, 122-102

Toronto – San Antonio, 104-105

Denver – Clippers, 114-104

Phoenix – Charlotte, 100-92

Lajme të tjera

Lajmet e fundit