Statistika, askush si Jadon Sancho në Europë

19 Janar 2020
12:24
Denis Hakanaj
back button

Erling Braut Haaland ka qenë protagonisti absolut i ditës së shtunë. Gjiganti norvegjez bëri një debutim ëndrrash në Bundesliga me Borussia Dortmund-in, duke realizuar tre gola në 20 minuta në fitoren 5-3 të verdhezinjve. Megjithatë, shpërthimi i sulmuesit norvegjez nuk ka qenë i vetmi lajm i mirë për Dortmund.  

Jadon Sancho, i cili ka dhënë asistin për golin e parë të Haaland dhe ka shënuar të tretin për ekipin e Favre, është bërë lojtari i parë në pesë kampionatet kryesore të Europës që ka arritur shifrën e dyfishtë në gola dhe asiste.

10 gola dhe 10 asiste për 19-vjeçarin anglez.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit