Statistika befasuese tregon pse City-Arsenal është një nga ndeshjet më të mërzitshme të Premier League

21 Shtator 2024
10:32
Denis Hakanaj
back button

Ndeshja e madhe e javës s ëpestë të Premier League do të zhvillohet në Eithad Stadium mes Manchester City dhe Arsenal

Pyetja që të gjithë po i bëjnë vetes në Angli është a do të jetë kjo përballje po aq e mërzitshme sa ato të sezonit të kaluar?

Mikel Arteta bëri imitimin e tij më të mirë të Jose Mourinhos për të marrë një barazim pa gola në Etihad në mars.

Kjo ishte hera e vetme në pothuajse tre vjet që Manchester City nuk arriti të shënonte në një ndeshje të kampionatit në shtëpi.

Në Emirates tetorin e kaluar, vetëm një gol i çuditshëm i devijuar vonë nga Gabriel Martinelli i shpëtoi të gjithë nga një tjetër barazim i mërzitshëm në ditën kur Arteta regjistroi fitoren e tij të parë ndaj mësuesit Pep Guardiola.

Të dy trajnerët kanë një respekt të madh për njëri-tjetrin sa ndeshjet i ngjajnë ndeshjeve të shahut.

Nga 380 ndeshjet e Premier League të luajtura sezonin e kaluar, dy sfidat mes Arsenalit dhe Cityt ishin më të mërzitshmet.

Të dyja ndeshjet prodhuan vetëm tre gjuajtje në portë – dy nga vetëm tre ndeshjet që ofruan më pak gjuajtje në kuadrat.

A mund të presim diçka ndryshe të dielën? Sidomos pasi të dyja skuadrat patën barazime pa gola kundër kundërshtarëve italianë në Champions League.

Dhe sidomos kur Arsenalit i mungon kapiteni dhe forca kryesore krijuese Martin Odegaard?

Përgjigja i takon fushës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit