“Kush do ta përmbyste një ndeshje direkte mes Real Madridit dhe Leverkusenit?” Kjo është pyetja që u ngrit nga shumë personalitete të njohura të futbollit, pas golit të Josip Stanisic, i cili i lejoi Bayer-it, i cili po humbiste 2-0 në shtëpi, të arrinte barazimin kundër Romës (2-2)… në minutën e 97-të.
Kjo ishte ndeshja e 49-të radhazi në këtë sezon pa humbje për kampionët e rinj gjermanë. Mund ta kemi përgjigjen e pyetjes, nëse të dyjua skuadrat fitojnë Champions League dhe “Europa League”, kur të ndeshen në Superkupën e Evropës.
Ky gol i Stanisic ka vlerë më të madhe simbolike sesa klasifikimi. Dy gjysmëfinalet ndaj Romës i mjaftuan skuadrës së Xabi Alonso për të arritur në finalen e tretë evropiane në historinë e vet. Kujtojmë se Bayer Leverkusen fitoi Kupën UEFA në vitin 1988, humbi Ligën e Kampionëve më 2002 dhe tani do të debutojë në finale e Ligës së Evropës në Dublin.
Ky 2-2 i lejon Leverkusenit të mbetet skuadra e vetme e pamposhtur këtë sezon në Evropë, midis të gjitha garave, dhe të thyejë një rekord të vendosur 56 vite më parë.
Që kur u krijuan kompeticionet evropiane, askush nuk kishte kaluar më shumë ndeshje pa humbur sesa Benfica e Eusebios, e cila grumbulloi 48 ndeshje midis viteve 1963 dhe 1965. Një rekord që tani i përket Leverkusenit, i cili ka 49 (40 fitore dhe 9 barazime) ndeshje radhazi pa u mposhtur.
Askush nuk e ka shfrytëzuar aq shumë të ashtuquajturën ‘extra time’. Bayer Leverkusen është specializuar në shënimin e golave dhe evitimin e disfatave në kohën shtesë të ndeshjeve. ‘Xabineta’ ka shënuar deri në 17 gola, më shumë se çdo ekip tjetër në Evropë, që nga minuta e 90-të e në vazhdim.
Ja 17 golat e Leverkusenit nga minuta e 90-të e tutje (kohën shtesë):
Teutonia Ottensen-Bayer Leverkusen 0-8 (Kupa) –> Hlozek, 90′
Bayer Leverkusen-Werder Bremen 5-0 (Bundesliga) –> Wirtz, 90′
RB Leipzig-Bayer Leverkusen 2-3 (Bundesliga) –> Hincapie, 91′
Bayer Leverkusen-Stuttgart 3-2 (Kupa) –> Tah, 90′
Bayer Leverkusen-Hoffenheim 2-1 (Bundesliga) –> Schick, 91′
Bayer Leverkusen-West Ham 2-0 (Europa League) –> Boniface, 91′
Sandhausen-Bayer Leverkusen 2-5 (Kupa) –> Adli, 92′
Qarabag-Bayer Leverkusen 0-1 (Europa League, grupet) –> Boniface, 94′
Qarabag-Bayer Leverkusen 2-2 (Europa League) –> Schick, 92′
Bayer Leverkusen-Qarabag 3-2 (Europa League) –> Schick, 93′
Bayer Leverkusen-Qarabag 3-2 (Europa League) –> Schick, 97′
Bayern Munich-Bayer Leverkusen 2-2 (Bundesliga) –> Palacios, 94′
Augsburg-Bayer Leverkusen 0-1 (Bundesliga) –> Palacios, 94′
Bayer Leverkusen-Bayern Munich 3-0 (Bundesliga) –> Frimpong, 95′
Borussia Dortmund-Bayer Leverkusen 1-1 (Bundesliga) –> Stanisic, 97′
Bayer Leverkusen-Stuttgart 2-2 (Bundesliga) –> Andrich, 96′
Bayer Leverkusen-Roma 2-2 (Europa League) –> Stanisic, 97′
Një trend që filloi, pothuajse në parasezon, me golin e Hlozek në minutën e 90-të në fitoren 8-0 të Kupës së Gjermanisë kundër Teutonia Ottensen. “Normalisht, shumë skuadra do të ishin dorëzuar dhe do të thoshin: Mbaroi. Megjithatë, ne nuk u dorëzuam, sepse kemi një mentalitet të jashtëzakonshëm.
Nuk është fat, është punë, – thotë për këtë “extra time” Granit Xhaka. – Sigurisht që ka ndikuar edhe faktori fat në momente të caktuara, por më i rëndësishmi është mentaliteti që kemi. Të gjithë besojmë në atë që bëjmë dhe shkojmë drejt vdekjes me atë që kemi. Në momentet kur duket se ekipi po lëkundet, vazhdojmë të besojmë deri në fund”.
Nëse zgjerojmë spektrin, numrat janë edhe më mbresëlënës. 29.4% e golave që Leverkusen ka shënuar (40 nga 136) kanë ardhur nga minuta e 76-të e në vazhdim (përfshirë kohën shtesë).