Skuadrat e Bundesligës kanë shënuar tri fitore dhe dy humbje në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Champions League, në formatin e ri.
Bayern Munich nisi edicionin me një fitore “handball” 9-2 kundër Dinamo Zagrebit të martën në një natë në të cilën Harry Kane vendosi një rekord të ri, duke u bërë golashënuesi kryesor anglez në garat evropiane me 33 gola, duke kaluar Wayne Rooney.
VfB Stuttgart gjithashtu u kthye në Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga sezoni 2009/10 dhe luajti kundër Real Madrid Santiago Bernabéu. Edhe pse pësoi disfatë 3-1, Deniz Undav arriti të shënojë.
Të mërkurën, Borussia Dortmund fitoi 3-0 kundër Club Brugge. Skuadra belge sigurisht që do të jetë e zhgënjyer që nuk ka arritur një rezultat kundër verdhezinjve pasi luajti mire, por Dortund u mbështet te talenti Jamie Gittens për të shtyrë skuadrën gjermane drejt 2-0 përpara se Serhou Guirassy të vuloste 3-0 ne transferte.
Kampioni i Bundesligës, Bayer Leverkusen, gjithashtu filloi me një fitore dhe ishte “stuhi” ne Roterdam me katër gola kunder Feyenoord. Florian Wirtz shënoi një dygolësh në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve, ndërsa në ndeshjen tjetër të së enjtes mbrëma, RB Leipzig pësoi një humbje në fund kundër Atletico Madrid.
Një natë rekord në Champions League për skuadrat e Bundesligës
Siç theksohet nga Opta, 18 golat e shënuar nga ekipet e Bundesligës janë një rekord për klubet gjermane në një jave ë vetme ndeshjesh. Ndoshta e ndihmuar nga fakti që ka pesë ekipe të Bundesligës që konkurrojnë në kompeticionin evropian këtë sezon, është ende një arritje mbresëlënëse nga më të mirat e Gjermanisë.