STATISTIKAT | Ardian Ismjali i jashtëzakonshëm, kapiteni i Empolit një “mur” por në janar…

26 Nëntor 2024
0:22
Telesport
back button

Empoli dhe Udinese ndane nga 1 pike pasi rezultati 1-1 në kuadër të javës së 13-të të Serie A ishte ai qe u prodhua ne stadiumin “Castellani”, ku Ardian Ismajli pati paraqitje shumë të mirë. Mbrojtësi që po shkëlqen në Serie A këtë sezon, ishte me i vlerësuari te Empoli, sipas SofaScore.

Ai është vlerësuar me notën 7.6, pasi gjatë ndeshjes kishte 15 spastime nga zona. Ismajli bllokoi dy goditje, ndërsa kishte edhe katër ndërprerje të aksioneve. Ai kishte edhe 45 prekje të topit, ndërsa kompletoi 91 për qind të pasimeve.

E ardhmja – Ardian Ismajli ka dy rrugë: të presë qershorin për t’u transferuar me parametra zero nga Empoli te një klub tjetër ose të shitet në janar me një vlerësim që nuk i kalon 5-6 mln eurot, duke ditur se kontrata e tij me klubin toskan skadon në qershor 2025.

Juventusi dhe Napoli e ndjekin, sidomos skuadra e drejtuar nga Conte, që dëshiron të largojë Juan Jesus dhe mund të ofrojë një futbollist tek Empoli për shkëmbim. Ismajli, gjithsesi, kërkon të luajë dhe me dyshen Buongiorno-Rrahmani ka shumë konkurrencë.

Te Juventusi, duke parë dëmtimin e Bremer, gjasat janë më të mëdha të ketë hapësira.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit