Chelsea dëshiron të shesë Raheem Sterling, i cili megjithatë ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar në Premier League. Sipas “Sky Sports UK”, transferimi në Arabinë Saudite nuk është një opsion që ai po e shqyrton, sepse familja e tij është vendosur në Angli dhe ndihet rehat në vendin e vet. Kontrata e tij skadon në vitin 2027, por pa Ligën e Kampionëve aktivizohet një klauzolë që ia ul pagën.
Enzo Maresca, trajneri i Chelsea, foli së fundi në një konferencë për shtyp mbi situatën e Raheem Sterling: “Për momentin po stërvitet veçmas. Situata është fare e qartë për të, nuk ka përditësime. Ai është lojtar i Chelsea, por se çfarë do të ndodhë deri në fund të merkatos nuk mund ta them me siguri.
A nuk mendoj se sjellja me të ishte pak brutale? Unë nuk mendoj kështu, do të përpiqem të jem i sinqertë. Mund t’i përsëris gjërat, nëse nuk janë të qarta. Fola me Raheem para ndeshjes ndaj City dhe i thashë se do të kishte vështirësi për të marrë minuta”.