Stërvitja e pabesueshme e Sergio Ramos dhe Pilar Rubio. Ata e mbajnë njëri-tjetrin në ajër (video)

6 Gusht 2024
10:26
Alfred Lleshi
back button

Sergio Ramos dhe Pilar Rubio. Pilar Rubio dhe Sergio Ramos. Të dy së bashku, edhe në stërvitje. Një video është bërë “virale” për shkak të mënyrës së stërvitjes, të cilën e kanë publikuar në rrjetet sociale. “Nxehja”, – ka shkruar Pilar…

Fakti është se ky çift ka lënë një imazh shumë kurioz në rrjetet sociale. Një mënyrë e veçantë trajnimi, në të cilën të dy shihet se plotësojnë njëri-tjetrin, aq shumë sa nuk lë asnjë dyshim.

Dhe si zakonisht, rutina e punës fizike për të qëndruar në formë është pjesë e jetës së tyre. Jo më kot prezantuesja televizive dhe futbollisti praktikisht nuk neglizhojnë asnjë stërvitje në palestër. Sidomos Ramos, i cili po punon në kërkim të një projekti të ri sportiv, pas mbylljes së fazës së tij të dytë me Sevilla.

Epo, ata i kanë hyrë punës dhe iu kanë ofruar ndjekësve të shumtë një ushtrim që duket i lehtë, por nuk është aspak i tillë. Ata kanë kryer së bashku ushtrimin më befasues dhe i kanë lënë gojëhapur të gjithë ndjekësit në Instagram.

Spikat momenti kur Pilar Rubio dhe Sergio Ramos mbajnë njëri-tjetrin në ajër. Pilar tregon forcë në pjesën e poshtme të trupit si pak të tjerë, pasi është në gjendje ta ngrejë në ajër burrin e saj dhe ta bëjë atë të qëndrojë pa rënë. Ashtu si Ramos. Të njëjtën gjë bën edhe futbollisti. Ai nxjerr të gjithë repertorin e tij për të qëndruar në ajër. Një punë ekipore që tregon se të dy janë më se të sinkronizuar.

Ka ikur ajo kohë e dyshimeve për stabilitetin familjar të çiftit dhe e thashethemeve për një ndarje përfundimtare. Këto imazhe pasqyrojnë se sa mirë e trajtojnë të dy njëri-tjetrin. Jo më kot, çifti sapo ka festuar 5 vite martesë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit