Stoichkov: Kurrë s’do ta intervistoj Ronaldon, flas vetëm me më të mirët

25 Mars 2020
15:28
Alfred Lleshi
back button

Që kur nënshkroi kontratë me stacionin televiziv të Miami, “Univision”, ai ka intervistuar mbi 50 personalitetet më të mëdha të futbollit botëror. Sidoqoftë, ai me të vërtetë nuk dëshiron t’ia dijë për CR7. 

Ish-lojtari i Barcelonës, Hristo Stoichkov, u intervistua nga “Mundo Deportivo”, ku tregoi sinqeritet nga karantina e tij, në Florida: “Unë kam bërë kaq shumë intervista, sa të mund të mbushja disa DVD, por kurrë nuk do të intervistoja Cristiano Ronaldo”. 

“Topi i Artë” i vitit 1994 u përpoq të jepte një shpjegim për këtë: “Fakt është se unë nuk dua ta bëj. Në intervistat e mia flas për futbollin, nuk kërkoj tituj bombastikë. Unë kërkoj anekdota, mësime, modele… nga më të mirët”.

Zemër Blaugrana – Në fakt, ai mbetet shumë i lidhur me ngjyrat Blaugrana, ndaj predominon armiqësia e tij e deklaruar për gjithçka që mund të lidhet në një farë mënyre me rivalët e përjetshëm të Real Madridit. 

Kur ai ishte në kulmin e karrierës si futbollist, legjendës bullgare iu ofrua një kontratë tri herë më e lartë se ajo që merrte në Katalonjë, por e refuzoi pa asnjë tundim: “Intervistat më të mira janë ato që kam bërë brenda familjes time, që është ajo e Barçës. Kur fola me Messin, për shembull, ndjeva se e kuptuam njëri-tjetrin në të gjitha aspektet, sepse kemi provuar të njëjtat situata, “Topin e Artë” dhe të qenit futbollistë elitarë. Nuk do të jetë një tjetër si ai”. 

José Mourinho është, gjithashtu, ndër të preferuarit e tij: “Mua më do shumë. Gjithmonë është interesante ta intervistosh, të surprizon gjithmonë. Intervista me Ancelotti ishte gjithashtu e lezetshme. Pastaj “Cholo” Simeone dhe Klopp më trajtuan shumë mirë. Unë i intervistova ata tri ditë para finales së Champions-it”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit